Kryeministri i Rumanisë ka deklaruar se mund të largojë nga detyra Ministrin e Drejtësisë për keqpërdorim të një dekreti të diskutueshëm, gjë që ka ngjallur protesta kundër qeverisë së vendit.
Kryeministri Sori Grindeanu tha se dekreti urgjent për dekriminalizimin e disa sjelljeve të pahijshme të miratuara nga kabineti i tij, ka dërguar në ndarjen e romunëve, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk dua ta largoj nga puna gjatë këtyre ditëve”, tha kryeministri, duke theksuar se qeveria mund të rrëzohet nëse mocioni i mosbesimit që pritet të debatohet gjatë kësaj jave kalon në Parlament.
Trazirat kanë vazhduar edhe të hënën në mbrëmje, pasi me qindra protestues janë mbledhur jashtë ndërtesës së qeverisë dhe pallatit presidencial.
Këto konsiderohen protestat më të mëdha në Rumani që nga përmbysja e komunizmit në vitin 1989./Arbresh.info
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...