Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një takimi me kryeministrën e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka deklaruar se të gjitha ‘kombet përgjegjëse’ duhet të mbështesin sanksionet e reja kundër Iranit.
Nga Londra ai e ka përshëndetur vendimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për ‘këmbënguljen ndaj sanksioneve të reja ndaj Iranit’ dhe ka shtuar se edhe vendet tjera duhet të ndjekin atë shembull, transmeton portali arbresh.info.
“Irani kërkon të asgjësojë Izraelin dhe këtë e ka shprehur në mënyrë të hapur, pasi kërkon të pushtojë edhe Lindjen e Mesme, kërcënon Evropën, Perëndimin dhe mbarë botën”, ka thënë ai.
“Unë dua të bisedoj me ju për mënyrën se si mund të sigurohemi që Irani nuk do të mbetet pa përgjigjje”, ka thënë ai për May.
Trump javën e kaluar tha se Irani ka testuar raketat balstike dhe ka shprehur kundërshtim ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin.
Netanyahu është një kundërshtar i ashpër i marrëveshjes me fuqitë botërore, duke përfshirë edhe Britaninë./Arbresh.info
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...
Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një...
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskut...
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...