Ish-bosi meksikan i drogës Joaquin Guzman u ankua në gjykatë për kushtet e jetesës së tij në burgun ku mbahet.
Autoritetet amerikane e kanë mbyllur El Chapon, siç njihet ndryshe Guzman, në një burg të sigurisë së lartë në Nju Jork, pas ekstradimit të tij në SHBA muajin e shkuar.
Trafikanti famëkeq ia mbathi dy herë nga burgjet meksikane. Herën e parë i fshehur në një kosh me rroba të pista dhe herën e dytë nga një tunel në qelinë e tij.
Avokatët e tij thonë se ai mbahet kryesisht në izolim dhe nuk i lejohen vizitat nga bashkëshortja. Këto ankesa u bënë gjatë seancës në një gjykatë Bruklin kur Guzman ka mohuar akuzat dre drejtonte rrjetin më të madh të drogës në botë gjatë një karriere që zgjati me dekada.
Avokatja e Guzman, Michelle Gelernt, e caktuar nga gjykata, tha se e kupton nevojë për siguri, por autoritetet kanë kaluar çdo limit. E shoqëruar nga bashkëshortja e El Chapo-s, ish-modelja 27-vjeçare Emma Coronel, avokatja Gelernt tha se kjo gjende është e papranueshme. Guzman lejohet të dalë nga izolimi vetëm për 1 orë në ditë dhe s’mund të takojë askënd, pasi gjykatësi Brian Cogan, duke theksuar historinë e tij të arrative, i la në dorë zyrës federale të burgjeve që të vendosë kushtet e ndalimit të tij dhe vizitat që mund të ketë.
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...