Inkuadrimi i shqiptarëve në politikë në Gjermani dalëngadalë ka filluar duke dhënë frytet e saj. CDU është ajo parti në Gjermani që iu ka hapur portat të gjithë shqiptarëve që kanë prirje për politikë dhe janë aktivë për të bërë ndryshime.
Në mesin e atyre të rinjve dhe të rejave që po bëjnë emër në politikën gjermane, është edhe e reja Floriana Igrishta e cila i takon gjeneratës së dytë të mërgimtareve shqiptarë, e lindur, rritur dhe e shkolluar në Kiel të Gjermanisë. Ajo që në vitin 2012 iu bashku radhëve të CDU-së dhe deri më tani është mjaftë aktive, shkruan “INA”.
Fillimisht u aktivizua si këshilltare në rrethin e Mettenhofit, më pas më hapa të shpejtë u avancua në politikë duke e marrë pozicionin e nënkryetares së Forumit të Grave, për qytetin e Kielit. Por momenti më i madh në politikë erdhi kur vitin e kaluar Floriana Igrishta e fitoi kandidaturën brenda CDU-së që të jetë kandidate për Deputete në Parlamentin e Schlesëig Holsteinit, dhe të ketë zonën e vet elektorale.
Kieli si qytet i ka vetëm tri zona elektorale, dhe fitimi i një zone elektorale është një sukses i jashtëzakonshëm. Floriana është shqiptarja e parë në Gjermani që po kandidat për deputete në një Parlament, të një republikë Gjermane siç është Schlesëig Holsteini me zonën e vetë elektorale. Zgjedhjet do të mbahen në maj 2017 dhe që nga tani përgatitjet për këto zgjedhje kanë hyrë në fazën finale.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...