Sipas një sodazhi të publikuar nga mediat franceze, rreth 68% e francezëve shpresojnë që Francois Fillon do të tërhiqet nga zgjedhjet presidenciale.
Mbështetja e tij ka rënë dukshëm pas skandalit rreth pagesës së gruas dhe fëmijëve të tij me të hollat nga fondi parlamentar, transmeton portali arbresh.info.
Sondazhi mbi popullaritetin e Fillon është kryer nga Ifop për Le Journal du Dimanche.
Vetëm 23% të të anketuarve e konsiderojnë Fillon si të ‘ndershëm’, krahasuar me 77 për qind që mendojnë të kundërtën.
Përkundër hetimeve rreth skandalit me pagesën e gruaj së tij, Penelope, Fillon ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka deklaruar se e ‘tërë kjo ka filluar vetëm për prishje të imazhit të tij para zgjedhje presidenciale’./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...