
170203a-015
Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama janë takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg.
Siç bëhet e ditur nga Ministria e FSK-së, në takim, u bisedua për situatën e sigurisë në Kosovë, hapat që duhet ndërmarrë lidhur me ruajtjen e paqes dhe sigurisë si dhe stabilitetit të Kosovës, si dhe zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës.
Ministri Demolli e njoftoi sekretarin e NATO-s, Jans Stoltenberg mbi zhvillimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, avancimin e saj në drejtim të krijimit të përmbushjes së misionit të saj në mbështetje të institucioneve dhe qytetarëve të vendit si dhe në krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për përfshirjen e komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë, për shërbim në FSK.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Stoltenberg dha mbështetje të pa rezervë për FSK-në përmes Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s (EKNN), misionin dhe kapaciteteve të saj, duke shprehur konsideratë të lartë për profesionalizmin dhe angazhimin e saj të treguar deri më tani.
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...