Sigurisht që me jetët tona që janë më të zëna dhe me flirtimet online është shumë e vështirë ditët e sotme që të gjesh dikë, qoftë edhe për të flirtuar në jetën reale, por kjo nuk do të thotë se nuk ka nga ata meshkuj që e provojnë një herë shansin kudo që të jenë.
Mirëpo, ka disa vende të caktuara që gjëja e fundit që mund t’i shkojë një femre në mendje është të gjejë dashurinë e jetës, ndaj duhet pasur kujdes sepse nëse e “gjuani” në vendin e gabuar, e keni humbur përgjithmonë pa e nisur një herë si diskutim.
Kur një sërë vajzash janë pyetur nga një studim për “Reddit”, vendi më i pazakontë ku ato kanë ndierë ngacmime ka qenë nëpër funerale. Nuk ka rëndësi nëse ka qenë funeral i ndonjë të afërmi apo një funeral ku ato kanë shkuar për të respektuar personin që është larguar nga jeta, ka disa meshkuj që përfitojnë nga gjendja jo e mirë emocionale dhe pas mbështetjes që të japin kanë një ngacmim apo një ftesë për në kafe. Çuna, jo! Thjesht, jo!
Ndërkohë që për vajzat e pyetura një vend tjetër shumë i çuditshëm ku ato ndiejnë që “gjuhen” janë klinikat gjinekologjike. Mund të jetë doktori i tyre ose një infermier asistent, por duhet thënë se nuk është aspak komode, sidomos kur atje shkojnë për të identifikuar problemet vaginale që mund të kenë dhe është shumë e sikletshme që të nisësh flirtimin me dikë që di problemet e tua vaginale, sipas tyre.
Ndërsa kategoria e tretë e meshkujve që nuk gjejnë taktin se kur të shprehen, sipas këtyre vajzave, është ajo e djemve komshinj në të njëjtin pallat ose lagje. Ata gjejnë pretekste nga më të ndryshmet dhe synimi i parë që kanë është të të ftojnë në shtëpi ose të vijnë te shtëpia juaj, gjë që i bezdis tej mase vajzat.
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...