Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren tre persona nën dyshimin e veprës penale ‘’Mundësimi apo detyrimi në Prostitucion’’ si dhe veprës kundërvajtëse ‘’Marrje me Prostitucion’’.
Lajmin është konfirmuar nga policia derisa është bërë e ditur që ky aksion është ndërmarr në përpjekje për të luftuar dhe reduktuar dukuritë negative dhe veperat tjera të kundërligjshme në vend.
Personat e dyshuar të involvuar në këto vepra janë:
Pas marrjes në pyetje, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pran PTH – Departamenti i Përgjithshëm në Prizren, dhe me vendim të tij, tre të dyshuarit lirohen në procedurë të rregulltë .
Lidhur me rastin në bashkëpunim me Inspektoret Komunal të KK Prizren është bërë një kontroll në lokalin ku punojnë i dyshuari nr. 1 dhe nr. 3, përderisa me vendim të Inspektoratit lokali mbyllet për afat të pacaktuar, njofton Klan Kosova.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative në vend dhe realizimin e detyrave dhe autorizimeve në funksion të zbatimit të ligjit.
Numërohen gati 10% të votave – Kurti e Konjufca lënë shumë m...
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...