Pesëmbëdhjetë nga 20 personat e arrestuar e arrestuar së fundmi nga forcat spanjolle të sigurisë (Guardia Civil), i përkasin një organizate ndërkombëtare të trazimit të drogës, raportojnë mediat lokale duke cituar burime nga “Guardia Civil”.
Operacioni është zhvilluar në Mdrid, Ourense dhe Pontevedra, ku edhe është zbuluar një laborator droge. 16 kg kokainë e pastër është sekuestruar.
Grupi është i përbërë nga shtetas turq, shqiptarë dhe spanjollë dhe është i dedikuar për trafikimin e heroinës nga Ballkani, Turqia dhe Holanda, njoftoi sot “Garda Civile” në një deklaratë.
Në laboratorin e drogës janë gjetur dhe sekuestruar mes të tjerash edhe 35.000 euro.
Hetimet nisën kur “Guardia Civil” zbuloi ekzistencën në Pontevedra, e një organizate drogë që mund të furnizonte me heroinë gjithë krahinën e Galicias në Spanjë, që furnizohej nga tre organizata turko-shqiptare. Këto të fundit vepronin në Madrid dhe Orense dhe ishin përgjegjëse për futjen e heroinës në Spanjë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...