Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Zona e Debatit të Klan Kosovës ka thënë se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq duhet të mos vizitojë ekstremistët në Serbi, të mos shqetësohet kë viziton ai në Kosovë.
“Vuçiq të ketë kujdes të mos vizitojë ekstremistët, se pastaj u kujtohet njerëzve se ka qenë me ata. Ndërkohë unë vizitoj miqtë e mi. Ai i quan ekstremistë, ne i quajmë çlirimtarë”, ka thënë Rama, duke folur për komentimin që Vuçiq i bëri vizitës së tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai ka deklaruar se urdhër arrestet e Serbisë për “clirimtarët e Kosovës” e vënë në dyshim synimin europian të Beogradit zyrtar, duke theksuar se do të kërkojnë pandalur që ato të hiqen një herë e përgjithmonë.
“Cfarë lidhje ka Beogradi me Europën nëse harron që Ramush Haradinaj është i pafajësuar nga një gjykatë ku është fajësuar ai që rrënoi Ballkanin dhe ish-Jugosllavinë. Shpresoj që javën e ardhshme Ramushi do të kthehet në Kosovë. Ndërkohë që ne do të kërkojë parreshtur që të gjitha shtetet e Europës të fshijnë ato urdhër arreste të Serbisë”.
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...