Ja cilat janë ushqimet që përmbajnë kalcium më shumë se sa qumështi

20:41 | 2 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Shumica e njerëzve kur mendojnë për kalciumin në ushqim, e para që u bie në mend është qumështi.

Megjithatë, sa kalcium i nevoitet trupit tonë? Është rekomanduar se njerëzit në mes moshës 19 deri në 50, kanë nevojë për 1,000mg në baza ditore.

Njerëzit mbi moshën 50 vjeç duhet të marrin 1200mg kalcium, ndërsa gratë që janë në kohë të menopausës dhe që nuk marrin tableta hormonale, duhet të marrin 1500mg në ditë, transmeton portali arbresh.info

Një gotë qumësht përmban 300mg kalcium dhe është shumë i shëndetshëm nëse pihet të paktën një gotë në ditë, por kalciumi mund të gjindet edhe nëpër ushqime tjera.

Lakra Jeshile

Lakra jeshile përmban shumë vlera ushqyese. Nëse duam që të kërkojmë ushqim që përmban kalcium, lakra jeshile është e para. Me lakër jeshile, ju konsumoni rreth 315mg kalcium, që do të thotë, përmban kalcium më shumë se sa qumështi.

Spinaqi

Spinaqi është një burim i shkëlqyeshëm i kalciumit. Lëngu i spinaqit, përmba 244.80 mg kalcium, që i bie të jetë shumë afër vlerës së qumështit. Përveq kalciumit, spinaqi përmban edhe 84% vlera ushqyese të magneziumit.

Farat e susamit

Duket e pa besueshme, por farat e susamit janë një tjetër ushqim që përmban vlera të larta të kalciumit. Farat e susamit përmbajnë 351mg kalcium, sa një gotë qumësht. Farat e susamit, mund ti përdorni me sallatë jeshile dhe vlerat ushqyese vetëm sa do të rriten./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale