Wilders zotohet se do të marrë qëndrim konservator lidhur me myslimanët që respektojnë ‘Ligjin e Sheriatit’

19:51 | 2 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Geert Wilders, themeluesi dhe udhëheqësi i Partisë për Liri (PVV) në Holandë, ka vlerësuar vendimin e Donald Trump për ndalimin e udhëtimit të personave nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Në një intervistë për Sky Neës, ai ka theksuar se do të veprojë ashpër kundrejt myslimanëve që repsketojnë Ligjin e Sheriatit në Holandë, transmeton portali arbresh.info.

“Myslimanët që jetojnë në Holandë duhet t’i përputhen rregullave tona, Kushtetues sonë, ligjeve tona dhe vlerave tona, përndryshe ata që kundërshtojnë këto nuk do të jenë të mirëpritur në vendin tonë”, ka thënë ai.

“Qeveria e Holandës është duke e bërë pikërisht të njejtën gjë sot, kur vjen fjala për njerëzit që kanë kryer krime terroriste”, shtoi ai.

Ai ka shtuar se vendet e BE-së ‘i kanë parë vlerat e emigrantëve gjatë valës së fundit’.

Në gushtin e vitit të kaluar, Wilders është zotuar se do të ndalojë Kuranin dhe do të mbyllë të gjitha xhamitë në vend./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale