Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, po thotë se për rrënimin e murit në pjesën veriore të Kosovës kompetencat e vetme i ka Qeveria. Ndonëse Bahtiri kohë më parë për media kishte deklaruar se në muajin shkurt do të rrënohet ky muri, ai sot nuk ka dashur që të jap data. Madje ai është shprehur se përderisa Qeveria e Kosovës nuk vepron karshi kësaj çështjeje ai nuk mund të bëjë asgjë.
Por megjithatë në një prononcim për Gazetën Express, Bahtiri ka thënë se rrënimi i murit të ngritur në Mitrovicë të veriut, në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, është vendim i panegociueshëm, dhe se ai do të rrënohet shumë shpejtë.
“Për rrëzimin e murit duhet të deklarohet Qeveria e Kosovës. Gjithçka çka varet nga unë në aspektin politik diplomatik me të huajtë, unë jam në angazhimin e kryerjes së kësaj pune. Dhe kjo do të përfundohet. Unë nuk e kam kompetencën që ta largoj murin. Nuk mund të jap ditë dhe orë se kur do të rrezohet ai muri”, ka thënë Bahtiri për Express.
“Problemi është që kjo punë tashmë është në duartë e Qeverisë, derisa sa të përfundohet punët andej unë nuk mund të ndërmarr asgjë”, ka shtuar tutje ai.
Ai ka thënë se çështja e murit asnjëherë nuk ësh përmendur në Bruksel.
“Me jetë garandoj që çështja e murit asnjëherë nuk është përmendur në Bruksel.
Asnjëherë bisedime për këtë muri nuk ka pasur në Bruksel”, ka thënë ai.
Ndërkohë që Bahtiri ka thënë se situata në Mitrovicë është e qetë. Ai u ka bërë apel qytetarëve të kenë besim në organet kompetente të Kosovës. Ai gjithashtu foli edhe për takimin e kryeministrit serb në Rashkë me serbët, ku tha se ai takim “s’ka rëndësi”.
Bahtiri u bëri thirrje serbëve që të kenë konsideratë ndaj organeve të Qeverisë së Kosovës dhe tha se asnjëherë nuk do të merren vendime kundër interesave të Kosovës.
Ndërkohë që autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar ndërtimin e murit në Mitrovicë të veriut si një nga provokimet më të rënda ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj.
Madje ata e kanë cilësuar atë si provokim edhe më të rëndë se sa treni i ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb dhe me freskat ortodokse serbe, të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë dhe për shkak të së cilit ka pasur përplasje verbale mjaft të ashpër ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë.
Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës n...
Pacolli: Solidariteti është forca jonë, asnjë familje të mos...
Plagoset me armë zjarri një grua në Istog
Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...