Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në Hungari, ka akuzuar Kievin, duke thënë se është kjo e fundit që ka provokuar përshkallëzimin e fundit.
“Lidershipi i sotëm në Ukrainë ka nevojë për para dhe mënyra më e mirë për të zhvatur SHBA-të dhe BE-në është të duke e luajtur rolin e viktimës”, ka thënë Putin, transmeton portali arbresh.info.
Putin gjithashtu vuri në dukje se pas mbështetjen e një kandidati të caktuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, që nënkupton Hillary Clinton, qeveria e Ukrainës është duke kërkuar të vendosë lidhje të ngushta me administratën e Donald Trump.
“Siç e dimë, qeveria aktuale e Ukrainës mori një pozicion të njëanshme për të mbështetur njërin nga kandidatët gjatë fushatës zgjedhore në SHBA,” tha ai.
“Për më tepër, disa nga oligarkët në Ukrainë edhe e kanë financuar këtë kandidat, ose këtë kandidtate femër për të qenë më të saktë. Tani ata janë duke kërkyar që të përmisojnë marrëdhëniet me administratën aktuale, duke e përdorur një konflikt”, shtoi Putin.
Kievi dhe forcat anti-qeveritare kanë akuzuar njëri-tjetrin për provokimet e fundit./Arbresh.info
Policia sekuestron armë dhe drogë në Mitrovicë
Portugali/ Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëv...
Lëkundje tërmeti në Vlorë
Prokuroria nisi hetime për drejtorin e shkollës “Pavarësia” ...
Foda pas shortit: Qëllimi ynë është të arrijmë vendin e dytë
Lushaku-Sadriu tregon arsyen pse nuk e votuan Rezolutën për ...