Qeveria holande ka vendosur që votat në zgjedhjet e mujit të ardhshëm të numërohen me dorë, për shkak të frikës nga sulmet kibernetike.
“Kemi të dhëna se Rusia mund të jetë e interesuar të ndikojë në zgjedhjet që priten të mbahen në Holandë, prandaj kemi marrë vendim që të gjitha votat të numërohen më dorë”, ka thënë Ministri i Brendshëm i Holandës, Ronald Plasterk transmeton portali arbresh.info.
Vendet e BE-së presin me frikë zgjedhjet e ardhshme në Holandë dhe në Francë për shkak të frikës së fitores nga partitë anti-BE dhe anti-emigracion.
Besohet që partia e Gert Viders të fitojë më shumë se 30 vende në Parlament.
Agjencitë e Inteligjencës kanë paralajmëruar se zgjedhjet e këtij viti në Francë, Hollandë dhe në Gjermani mund të sulmohet nga sulmet kibernetike dhe dyshuesi kryesorë për këtë sulm mbetet Rusia./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...