
A Libyan coastguard boat carrying mostly African migrants arrive at the port in the city of Misrata on May 3, 2015, after the coastguard intercepted five boats carrying around 500 people trying to reach Europe. Today's incident came as the Italian coastguard rescued more than 2,150 people in the Mediterranean a day after saving nearly 3,700. Several hundred migrants, mostly Africans but also including many fleeing the civil war in Syria, leave Libya every day on rickety boats hoping to make it to Europe. AFP PHOTO / MAHMUD TURKIA
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk u zotua se do të mbyllë rrugën qëndrore mesdhetare të migracionit, që lidh Libinë me Italinë, për të frenuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm.
“Tani është koha për mbyllur rrugën nga Libia në Italia”, tha Tusk në një konferencë për shtyp pas takimit me kryeministrin e Libisë, Fayez Al-Serraj në Bruksel, transmeton portali arbresh.info.
“Kam biseduar gjatë me kryeministrin italian Gentiloni dhe mund t’ju siguroj se kjo është brenda mundësive tona”, ka shtuar Tusk.
“Ajo që nga duhet tani është vendosmëria e plotë. Këtë ua kemi borxh të gjithë atyre që vuajne dhe që rrezikojnë jetën e tyre. Por, këtë ua kemi borxh edhe italianëve dhe të gjithë evropianëve”, shtoi ai.
Ai tha se BE-ja dhe Libia kanë interest të përbashkët për të frenuar fluskin e emigrantëve që rrezikojnë jetën e tyre.
“Kjo situatë nuk është e qëndrueshme as për Evropën, as për Libinë, pasi trafikantët janë duke i lënë njerëzit të vdekur”, shtoi ai.
Tusk tha se do të vënë përpara ‘masat operacionale’ dhe ‘se gjatë samitit kjo do të jetë një ndër temat kryesore’.
Mbi 181,000 emigrantë dhe refugjatë, kanë përdorur Libinë si një pikë për të kaluar në vendet e BE-së.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim rreth 4,576 persona kanë humbur jetën duke kaluar Detin Mesdhe./Arbresh.info
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Ish-opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për refo...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...