
A man cries while he prays at the Quebec Islamic Cultural Centre in Quebec City, February 1, 2017. REUTERS/Mathieu Belanger
I dyshuari që kreu sulmin makabër në një xhami në Quebec, Kanada, para se të fillonte të gjuante me armë dhe të vriste gjashtë persona, kishte kërkuara para, thotë një anëtar i xhamisë.
Alexandre Bissonnette është akuzuar për vrasjen e gjashtë personave me paramendim dhe për plagosjen e pesë personave të tjerë, transmeton portali arbresh.info.
Anëtarët e xhamisë ishin të tronditurnga sulmi i kryer dhe kanë kërkuar që sulmuesi të marrë dënimin e merituar.
“Më kujtohet fytyra e tij”, ka thënë Lhoussine El Manoug, pasi imazhi i të dyshuarit u transmetua nëpër mediat kanadeze.
Ai ishte i veshur me një pallto të zezë dhe barte një çantë shkolle, kujton El Manoung, ndërsa ka theksuar se i dyshuari para se të gjuante me armë ka thënë: “Unë e dua Allahun dhe e kam parë foton e Allahut”.
El Manoung dyshon që personi që kreu sulmin të ketë njohuri për fenë Islame.
Ndër te tjera, ai ka theksuar se i dyshuari ka kërkuar të holla për të udhëtuar në Montreal. El Manoug u përgjigj se ai nuk kishte para dhe sugjeroi se ata vazhdojnë bisedën jashtë xhamisë. Tri netë më vonë nga kjo bisedë ka ndodhur në masakra në xhami./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...