Një shqiptar që është nisur për të takuar babanë e tij që ndodhet në burg në Itali është arrestuar 2 herë gabimisht. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për 22-vjecarin, Klevis Bregu.
Ai është nisur për në Itali për të takuar babain e tij që ndodhet në burg, por sapo ka mbërritur në Bari është arrestuar nga Policia.
Gjykata e Rrethit të Brescias kishte lëshuar një urdhër arresti për trafik droge në gusht të vitit 2016.
I riu ka qëndruar dy ditë në burg, ndërkohë pas hetimeve autoritetet italiane kanë mësuar se urdher arresti i leshuar kishte humbur efektivitetin sepse gjykata e Brescia nuk e kishte juridiksion në atë kohë dhe e kishte dërguar çështjen në Gjykatën e Brindisit e cila, nuk kishte lëshuar masë të re arresti.
Shqiptari më pas u lirua nga burgu dhe u nis për në shtëpi.
Por nuk mbaron me kaq.
22-vjecari që kthehej për në shtëpi u arrestua sërish në Igumenicë, përsëri në bazë të një urdhër arresti evropian lidhur me të njëjtën akuze, e cila tani nuk është më e vlefshme. U deshën edhe dy ditë të tjera, që djali i ndaluar në një burg grek të lirohej përsëri dhe të kthehej në Shqipëri.
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...
Kim Jong Un emëron vajzën e tij, si trashëgimtare të pushtet...
“ZPS nuk ka prova që Veseli drejtoi SHIK`un gjatë luftës”
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...