EULEX-i ka pranuar se gjyqtarë të saj kanë punuar pa qenë të dekretuar pas qershorit të 2014-s.
KTV-ja ka raportuar javën e kaluar se si ky mision pas rishikimit të mandatit, nuk ka përfillur procedurat që gjyqtarët e saj të emërohen nga KGJK-ja dhe të dekretohen nga Presidentja e Kosovës.
Misioni evropian fillimisht e kishte mohuar një gjë të tillë, e tani thotë se e ka bërë këtë ‘për çështje humane’, në mënyrë që të mos shkeleshin të drejtat e palëve të përfshira në raste.
Por, pavarësisht kësaj, vendimi nuk ka qenë i bazuar në ligj, çka nuk ka mundur ta konfirmojë as EULEX-i. Madje, zëdhënësit të misionit evropian nuk i ka pëlqyer raportimi i KohaVisionit, ‘duke thënë se padrejtësisht kjo është quajtur skandal i EULEX-it’.
Se çfarë do të ndodhë me ato vendime e aktgjykime të këtyre gjyqtarëve, EULEX-i nuk ka mundur të sqarojë. Është arsyetuar se ‘ato janë vendime të një gjykate të pavarur dhe janë në kompetencë të saj’.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës është pyetur përsëri nga KTV-ja për skandalin e gjyqtarëve të padekretuar, por nuk ka dhënë përgjigje, përcjell koha.net. Për 8 muaj gjyqtarë të EULEX-it kanë marrë vendime të jashtëligjshme në disa raste, duke mos qenë të dekretuar për ta bërë këtë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...