Shkencëtarët indianë dhe amerikanë kanë ardhur në përfundim se sëmundja misterioze që vrau më shumë se 100 fëmijë në Indinë veriore është shkaktuar për shkak të frutit të quajtur lychees.
Fëmijët e kishin konsumuar frutin në stomakun bosh, kanë thënë studiuesit, transmeton portali arbresh.info.
Për më shumë se dy dekada, fëmijët e shëndetshëm në rajonin Bihar, kanë humbur vetëdijen papritur dhe kanë ndërruar jetë.
Hulumtimi i ri i publikuar në revistën mjekësore ‘The Lancet’, sugjeron se shkaktari i vdekjes së fëmijëve ka qenë helmimi nga fruit.
Shumica e viktimave ishin fëmijë të varfër që hanin frytet që kishin rënë mbi terren nga pemët.
Lychees përmban toksina që pengojnë aftësinë e trupit të prodhojë glykozë, gjë që ndikoi te fëmijët e vegjël pasi nuk kishin konsumuar darkë.
Fëmijët janë zgjuar natën duke ulëritur dhe e kanë humbur vetëdijen për shkak se kanë vuajtur nga ënjtje akute e trurit./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...