Një 44-vjeçar shqiptar nga vdekur në aeroportin e Malpensës në Milano pasi u ndalua nga policia.
Shqiptari tërbua menjëherë pasi u kap nga policia duke nisur të bërtasë dhe terrorizojë njerëzit për rreth.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, por mbetet ende mister.
Mediat italiane raportojnë se, pasi shqiptari mbërriti në terminalin 1, agjentët e policisë ndërhynë.
Në fillim sjellja e tij ishte e qetë, por në pak minuta doli jashtë kontrollit pasi nisi të godasë një kosh mbeturinash.
Forcat e polcisë ndërhynë fizikisht për ta ndaluar, duke parë gjendjen e tij psikike.
Ndërkohë pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ndërhynë mjekët e urgjencës në aeroport por pa mundur ta shpëtojnë.
Shqiptari kishte udhëtuar nga Tirana për në Romë dhe po priste bashkëshorten e tij në aeroport.
Bashkëshortja e tij ka pasur tronditje nga ajo që ndodhi.
Prokuroria ka nisur hetime për ngjarjen, pasi dinamika e ngjarjes është ende e paqartë.
Autoritetet italiane nuk kanë bërë të ditur identitetin e tij, por kanë zbuluar se ka lindur në vitin 1973 dhe se kishte shkuar në Itali vetëm tre ditë më parë për arsye personale.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...