Hillary Clinton është duke punuar në një libër të ri me ese, të cilat do të reflektojnë mbi humbjen e saj të papritur në zgjedhjet presidenciale.
Botuesi Simon & Schuster ka dhënë lajmin, duke theksuar se ende nuk është vendosur për titullin e librin, transmeton portali arbresh.info.
Botuesi ka deklaruar se në libër do të përdoren thënie nga ‘jeta e saj personale, duke përfshirë edhe përvojat e saj në fushatën presidenciale të vitit 2016’, si dhe mendimet e saj mbi të ardhmen.
“Këto janë fjalët me të cilat unë jetoj. Këto citate më kanë ndihmuar mua dhe më bëjnë të qesh edhe në kohët më absurde, në kohët më të vështira dhe e thellojnë vlerësimin tim për gjatë gjithë jetës”, ka thënë Clinton në një deklaratë.
“Unë shpresoj se duke ndarë këto mendime, esetë do të kenë kuptim edhe te lexuesi”, ka shtuar ajo./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...