Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar se mbi 17 mijë persona, nga të cilët 2,500 fëmijë, janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike dhe me mungesë të ujit, si pasojë e luftimeve me mes forcave ukrainase dhe kryengritësve.
UNICEF ka raportuar se fëmijët që gjenden në qytetin lindor të Ukrainës, Avdiivka dhe Donetsk, nuk janë në gjendje të shkojnë në shkollë, transmeton portali arbresh.info.
Banorët e qytetit Avdiivka gjithashtu është duke u përballur me mungesë të ngrohjes, pasi temperaturat kanë rënë në -17.
“Në Avdiivka, fëmijët nuk janë të rrezikuar vetëm nga konfikti, por janë duke u përballur edhe me mungesë të ujit dhe me mungesë të energjisë elektrike, janë duke e bërë të rrezikshme jetën e fëmijëve dhe kushtet e shëndetit janë duke u përkeqësuar”, tha përfaqësuesi i UNICEF-it në Ukrainë, Giovanna Barberis./Arbresh.info
Policia sekuestron armë dhe drogë në Mitrovicë
Portugali/ Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëv...
Lëkundje tërmeti në Vlorë
Prokuroria nisi hetime për drejtorin e shkollës “Pavarësia” ...
Foda pas shortit: Qëllimi ynë është të arrijmë vendin e dytë
Lushaku-Sadriu tregon arsyen pse nuk e votuan Rezolutën për ...