Gjermania thotë se është duke punuar rreth përmisimit të ‘marrëdhënieve të trazuara’ me Trump

German Chancellor Angela Merkel and new appointed Economy Minister Brigitte Zypries attend the weekly cabinet meeting at the Chancellery in Berlin, Germany, February 1, 2017. REUTERS/Fabrizio Bensch

17:43 | 1 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Duke theksuar “miqësinë historike” në mes të popullit të saj dhe amerikanëve, Gjermania tha se është e hapur të përmisojë kanalet e komunikimit me ndihmësit e Presidentit  të SHBA-ve, Donald Trump, i cili ka sulmuar politikat në Berlin.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qenë një ndër aleatët më të fuqishme të ish-Presidentit Barack Obama, i cili e vlerësoi atë si ‘një partnere të shquar’, por marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar menjëherë pas ardhjes së Trumpit në pushtet, transmeton portali arbresh.info.

Muajin e kaluar, Trump ka bërë me gisht drejt Merkelit, duke i quajtur politikat e saj në lidhje me refugjatët si ‘katastrofike’ dhe ka shtuar se Gjermania është duke ‘nënvlerësuar rëndë’ euron për të fituar përparësi mbi SHBA-të dhe partneres e saj.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se Berlin ka theksuar se ‘Berlini është duke punuar për të krijuar një kanal në nivelin politike me SHBA-të’.

Qeveria e Merkelit i ka bërë ofertë ekipit të Trump që të marrë pjesë në samitin G20 dhe administara e Trump e ka pranuar ftesën që të marrë pjesë në samitin që pritet të mbahet në Hamburg.

Dyshja kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar për NATO-n, situatën në Lindje të Mesme dhe Afrikëne  Veriut, lidhjet e tyre me Rusinë dhe konfliktin në Ukrainën lindore.

Gjatë bisedës Trump ka thënë se dëshiron që  presë Merkelin në Uashington shumë shpejtë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale