Aktorja iraniane me shtetësi suedeze, Bahar Pars, ka deklaruar se do të marrë pjesë në ceremoninë Oscar.
Pars, e cila morri nënshtetësinë suedeze në vitin 1995, tha se pjesëmarrja në Los Angeles ‘do të jep ekeft të madh’, transmeton arbresh.info.
Aktorja 37-vjeçare ka dy pasaporta suedeze dhe iraniane.
“Duke qëndruar atje sëbashku ne mund të përcjellim në mesazh të fuqishëm”, ka thënë ajo duke komentuar kështu edhe vendimin e Trump për ndalimin e emigrantëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.
Pars, që luan në filmin ‘A Man Called Ove’, tha për AP se ajo shpreson që të lejohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara, por ka shtuar ‘se ekziston rreziku që të ndodhin edhe gjëra të padëshiruara’.
Bazuar në romanin me të njëjtin emër, komedia e errët tregon historinë e një vejani që tenton t’i jep fund jetës, por shpëtohet nga fqinja e tij, karakterin e së cilës e luan Pars.
“Filmi lidhet me paragjykimet”, ka thënë ajo, duke shtuar se ndjehet e privilegjuar që ka shtetësi suedeze./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...