Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Lima, përmes facebook-ut, ka kërkuar të publikohet raporti i autopsisë i bërë në Kosovë ndaj tetë kosovarëve të vrarë në Kumanovë.
Limaj ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të dinë se si janë vrarë dhe në çfarë gjendje kanë qenë kufomat e kosovarëve të vrarë në Kumanovë.
Lexojeni të plotë postimin e tij:
Duke shprehur gjithë mirënjohjen për ekipin e ekspertëve tanë mjekoligjor, të cilët shumë shpejt ju përgjigjën dhe mbaruan autopsinë e djemëve të vrarë në Kumanovë.
Kërkojmë që menjëherë të bëhet publik raporti i ekspertëve tanë për tu njohur me të vërtetën, pasi që shumë shkrime e fjalë janë thënë këto ditë për rrethanat e vrasjeve të djemve tanë.
Ne nuk besojmë në asnjë hetim apo ekspertizë që vjen nga regjimi kriminal i Gruevskit, prandaj kërkojmë që menjëherë të bëhen publike raportet e ekspertëve tanë dhe kështu opinioni sa më parë të dij se për aq sa mund të dihet nga ky raport një pjesë e së vërtetës se si janë vrarë dhe në çfarë gjendje kanë qenë kufomat e të vrarëve, kjo tani është urgjente.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë