Aktivitetet e organizatave të financuara nga miliarderi amerikanë George Soros në Hungari janë anti-demokratike, sepse ato duan të minojnë qeverinë në Budapest-thotë ministri i Jashtëm i Hungarisë për Russia Today.
“Soros dëshiron që qeveria jonë të dështojë. Ai do të dëshironte që qeverisë tonë t’i vihej zjarri, sepse ai nuk ka qasjen tonë, nuk i pëlqejnë rregullat tona”, thotë ministri i Jashtëm Peter Szijjarto.
“Ne e konsiderojmë shumë anti-demokratike nëse dikush nga jashtë ndërhyn për të ndikuar tek hungarezët se për këtë ata duhet të votojnë”, deklaroi ai.
Disa ditë para intervistës, parlamenti hungarez nisi diskutime për një ligj të ri që i lejon autoriteteve për të audituar drejtuesit e OJQ-ve dhe të kërkojnë raporte të hollësishme mbi donacionet e tyre.
Soros është me origjinë nga Hungaria.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...