Berlin, ja me çfarë shume marrëmendëse është dënuar një grua që pinte cigare në ballkon

22:46 | 31 Janar 2017
Trina Galanxhi

Një grua në Berlin është dënuar me gjashtë muaj burg ose me një gjobë prej 250 mijë eurosh nëse ajo pin cigare në ballkonin e saj pas orës 8 të mbrëmjes.

Gruaja e cila u emërua si Uta F. jeton në një zonë të qetë të Berlinit, Hellersdorfer që nga viti 2008 dhe gjithmonë e ka pasur për zakon të ndizte një cigare në ballkonin e saj, transmeton arbresh.info.

Por ky gjest i ka irrituar tej mase fqinjët e saj, të cilët kanë vendosur ta padisin gruan.

Sipas gazetës gjermane B.Z, fqinjët që jetonin në apartamentin sipër Utas kanë theksuar ‘se kanë thither një sasi të konsiderueshme të tymit dhe se shtëpia e tyre është dëmtuar nga tymi i duhanit’.

Megjithatë, Uta ka arsyetuar se nuk pin shume duhan, vetëm ndonjë natë kur nuk ka gjumë që e shoqëron me një gotë verë.

Por, Gjykata e Qarkut në Lichtenberg nuk e ka marrë parasysh arsyetimin e saj dhe ka vendosur ta dënojë atë me gjobë në vlerë të 250 mijë eurove ose me gjashtë muaj burg nëse ajo shkel vendimine  Gjykatës dhe pin cigare në ballkon pas orës 8 të mbrëmjes.

Ashpërsia e gjobës është bazuar në një vendim të marrë nga Gjykata Federale Gjermane e Drejtësisë (BGH) në vitin 2015. Në këtë rast, gjykata vendosi se njerëzit janë të ndaluar të pijnë cigare në vendet që mund të shkatojnë dëm për të tjerët.

Vitin e kaluar një rast i njejtë ka ndodhur edhe në Austri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale