Ish-deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima ka patur një takim me socialistë në qytetin e Fierit ditën e sotme për të shpalosur lëvizjen e tij “Zgjidhja”.
Gjatë fjalës së tij, Kokëdhima u përfshi edhe në diskutimin e sotëm Rama-Meta. Ky i fundit pohoi gjatë një konference për shtyp se LSI do të dalë në opozitë kur PS të marrë e vetme 71 deputetë.
Nga ana tjetër, is-deputeti i PS paralajmëroi se PS nuk do të marrë as 60 deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit.
“Udhëheqja jonë është arrogante, e mbyt debatin, i kërcënon e shantazhon dhe i pushon nga puna ata socialistë e qytetarë që kanë dhe flasin mendime të tjera nga kryetari. Në këtë rrugë që ecën, PS rrezikon që të prekë, në zgjedhjet e qershorit, pozitën e vet më të keqe historike. Ajo rrezikon të mos arrijë dot e vetme numrin 60 të deputetëve. Udhëheqja e PS-së është autokratike, forumet e saj nuk informohen, nuk diskutojnë e vendosin për asgjë kolegjialisht.
Grupi parlamentar, Asambleja Kombëtare dhe Kongresi kanë rënë plotësisht. Niveli i tyre, nga pikëpamja e funksionimit, debatit dhe respektimit të rregullave të partisë, është më i ulët edhe se niveli që kishte organizata e rinisë së Lapulecit në kohën e Enverit! Asnjë zhvillim i rëndësishëm nuk debatohet e vendoset në forumet e partisë. Këto forume përdoren vetëm për propagandë nga ministrat dhe kryetari”, tha Koço Kokëdhima ndër të tjera gjatë fjalës.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...