Miliona njerëz në botë e njohin mirë Gustavo Fring. Ndërkohë që trajneri aktual i Darmstadt nuk është aq i njohur. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e përfaqësueses gjermane Torsten Frings.
Por gangsterin e një prej serialeve më të shikuar në botë dhe trajnerin e Bundesliga-s i lidh një detaj i rëndësishëm. Këtë e zbulon George Mastras, një nga autorët e serialit Breaking Bad. Në seri bëhet fjalë për mësuesin e kimisë që kthehet në bos droge.
Një nga kundërshtarët e tij është Gustavo Fring. Në “Writers Guild Foundation”, një kongres mbi skenaristët, tregon Mastras, se është një tifoz i zjarrtë i trajnerit të futbollit. Mastras tregon se si u vendos për emrin e Gustavo Fring. “Gjermania ka pasur një futbollist të njohur, i cili quhet Frings.”
Këtë emër donte të përdorte autori. Vetëm “s-ja” në fund të emrit e shqetësonte autorin pasi i duhet t’i shtonte gjithmonë një apostrofë në fund, diçka që nuk u bë e bezdisshme. Kështu që ai hoqi dorë nga “s-ja”. Dhe gangsteri i famshëm u quajt Gustavo Fring…/Telesport
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...