Angela Merkel është betuar për të mbështetur interesat e popullit gjerman dhe Kushtetutën, por ajo ka bërë të kundërtën, ka thënë anëtari i partisë AFD në Gjermani, Hansjoerg Mueller.
“Nëse gjermanët duan të largohen nga vendi, askush nuk do t’i hap dyert për ta”, ka shtuar ai, transmeton arbresh.info.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe disa udhëheqës të tjerë të BE-së kanë kritikuar vendimine Trump për ndalimin e hyrjes së refugjatëve dhe emigrantëve në SHBA, megjithatë Ministri i Financave në Gjermani, Shauble, ka theksuar se ‘Gjermania ka gabuar me politikat e saj rreth refugjatëve’.
Sipas anëtarit të AFD-së, kancelarja gjermane Angela Merkel nuk është duke mbrojtur interesat e vendit.
“Ne kemi marrë përkrahjen e gjermanëve pas politikave të saj të dështuara”, ka thënë ai.
Gjatë një interviste për RT, ai shtoi se AFD do të mbrojë interesat e popullit gjerman, që sipas tij një gjë e tillë do të thotë mbyllje e kufijve për emigrantët e paligjshëm./Arbresh.info
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre