Vendet anëtare të BE-së tani mund të refuzojnë kërkesat për azil për njerëzit që kanë lidhje ekstremiste, ka vendosur Gjykata e BE-së për Drejtësi.
Vendimi përfshin ata që ofrojnë mbështetje të tërthortë për grupet terroriste edhe nëse nuk kanë marrë pjesë në ndonjë sulm, transmeton arbresh.info.
“Kërkesa për azil mund të refuzohet nëse azilkërkuesi shfaq interes ose ka marrë pjesë në një grup terrorist”, tha Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
Gjykata thekson se nuk është e nevojshme që azilkërkuesi të ketë “kryer personalisht akte terroriste, ose nxitur veprime të tilla, ose ka marrë pjesë në kryerjen e tyre”.
Gjykata ka marrë si shembull rastin e Mostafa Lounani, shtetas maroken i cili ishte dënuar në Belgjikë nga Gjykata Penale e Brukselit dhe u dënua me gjashtë vite burg për akuzat mbi terrorizëm në vitin 2006.
Ai është akuzuar si anëtar i qelizës belge për grupin islamik maroken, grup terrorist që ishte i lidhur me al-Qadean.
“Kjo gjykatë gjeti një mënyrë të veçantë për të dënuar Lounanin për pjesëmarrjen active në organizimin e një rrjeti për dërgimin e vullnetarëve në Irak. Në dënim përfshihej, falsifikimi i pasaportave dhe mbështetje tjera logjistike”, tha Gjykata e BE-së në një deklaratë./Arbresh.info
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci