Kreu i “Starbucks” Howard Schultz, u shkroi dje punonjësve të kompanisë së tij me shqetësim të thellë dhe zemër të thyer lidhur me urdhrin e presidentit amerikan.
Schultz tha se do të punësojë 10 000 refugjatë në pesë vitet e ardhshme në bizneset e “Starbucks” në mbarë botën.
“Ne do të ndërmarrim këtë nismë në SHBA duke u fokusuar në punësimin e atyre individëve të cilët kanë shërbyer me trupat amerikane si përkthyes dhe ndihmëspersonel”, tha ai.
Kreu i “Tesla” Elon Musk shprehu shqetësimet ne tij në një postim në Twitter për urdhrin e ri ekzekutiv të Trumpit.
