Administrata e Presidentit Donald Trump nuk e përjashton mundësinë për shtuarjen e vendeve tjera në listën për ndalimin e hyrjen në Shtetet e Bashkuara, ka thënë ëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.
Të premten, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që pezullon hyrjen në Shtetet e Bashkuara për qytetarët e Irakut, Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit, Jemenit dhe Sirisë për 90 ditë, ndërsa refugjatëve sirianë u është ndaluar hyrja për një kohë të pacaktuar, transmeton arbresh.info.
“Kjo është për një periudhë 90 ditore dhe nëse doni dëshironi që të futen në listë edhe vendet tjera, na bëni me dije”, ka thënë Spicer para gazetarëve. “Natyrisht, që disa hapa të vështirë duhet të merren dhe Presidenti (Trump) do të vazhdojë të bëjë atë që ai e sheh të arsyeshme për të siguruar vendin tonë”, ka shtuar ai.
Spicer shtoi se siguria kombëtare është prioritet në administratën e Trump, pavarësisht kritikave të ditëve të fundit.
Vendimi i Trump për ndalimin e emigrantëve myslimanë është përcjellur me protesta në mbarë vendin. Protesta kundër Trump janë duke u zhvilluar edhe në Britani të Madhe./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...