Një grup që merrej me trafikimin e qenieve njerëzore në mes tyre dhe disa shqiptarë janë shkatërruar nga policia italiane.
Në operacionin e anti-mafias në Milano, u kap një grup i përbërë nga shtetas egjiptianë, afganë, sudanezë, shqiptarë, rumunë dhe italianë.
Grupi kishte role të ndara në mënyrë specifike dhe merrej me trafikimin e emigrantëve kryesisht nga Siria.

Policia italiane ndaloi një furgon të mbushur me emigrantë që po tentonte të kalonte ilegalisht emigrantët në Francë.
Mësohet se në pranga u vunë 18 persona, tre prej të cilëve gjenden aktualisht në burg.
Vetëm gjatë dy javëve të fundit, grupi kishte organizuar katër “udhëtime”, ku në njërin prej tyre u gjetën 41 emigrantë brenda në një furgon të vogël.
Në flagrancë u arrestuar shqiptari Gazmir Ismailaj, i lindur në Vlorë, 32 vjeç, Redon Shametaj, i lindur në Vlorë, 31 vjeç.

Ky i fundit bashkë me kushëririn e tij, Neri Shametaj, i shpëtuan operacionit të policisë më 19 janar, ku të dy po transportonin me furgon 31 emigrantë, transmeton albeu.
Përveç akuzës së trafikimit të qenieve njerëzore, shqiptarët akuzohen edhe për vënie në rrezik të jetës së tyre nisur nga kushtet e transportit
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...