Presidenti Donald Trump ka zgjedhur të shikojë filmin ‘Finding Dory’ në Shtëpinë e Bardhë, përderisa mijëra qytetarë protestuan kundër vendimit të tij për ndalimin e emigrantëve nga vendet me shumicë myslimane.
Filmi i animuar flet për një peshk që humb familjen e saj dhe me ndihmën e miqve i’a del që të ribashkohet me ta, transmeton arbresh.info.
Para shikimit të filmit, Trump bëri një bisedë telefonike zyrtare me Salman bin Abd-Aziz, mbretit të Arabisë Saudite, dhe me princin e kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed.
Zëvendës Sekretari i Punës, Chris Lu, në rrjetin social Tëitter kishte shkruar se ‘është ironike që Trump zgjedh të shikojë filmin Finding Dory, duke pasur parasysh që ‘historia e filmit është ribashkimi me familje’”.
Megjithatë, ky lajm është mohuar nga Shtëpia e Bardhë, pasi zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka theksuar se Trump nuk ka shikuar asnjë film ditën e diele.
“Ai ka kaluar vetëm 60 sekonda gjatë shfaqjes së filmit duke falenderuar gratë dhe fëmijët e stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe menjëherë i është kthyer punës”, ka thënë ai./Arbresh.info
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër