Operacioni i vazhdueshëm turk ushtarak në afërsi të qytetit sirian al-Bab mund të përfundojë Brenda një muaji për shkak të një numri faktorësh.
Pas kthimit nga turneu në Afrikë, Presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka theksuar se nuk ka nevojë që të ‘zgjatet dhe të zgjerohet’ operacioni ushtarak turk në al-Bab, transmeton arbresh.info.
Ismail Hakki Pekin, ish-shefi i Departamentit të Inteligjencës të Shtabit të Përgjithshëm turk, ka theksuar se forcat siriane janë duke përparuar në al-Bab, ndërsa sipas tij ndikojnë edhe bisedimet e paqes në Astana dhe thirrja e Presidentit amerikan Donald Trump për krijimine zonave të sigurta.
Megjithatë, ai ka shtuar se Turqia do të vazhdojë të mbajë një numër të vogël të trupave ushtarake në rajonin al-Bab për të garantuar sigurinë e personelit civil që do të dërgojë Ankaraja.
Sipas Pekin, al-Bab dhe tërheqja e forcave turke nga zona mund të arrihet Brenda një muaji./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...