Gjermania ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me të drejtat e njeriut në kampet e emigrantëve në Libi, duke e përshkruar gjendjen si ‘katasftofike’.
Gazeta e përjavshme gjermane ‘Welt am Sonntag’ ka cituar një burim nga Ministria e Jashtmë që përshkruan situatën e emigrantëve në Libi si çnjerëzore, ndërsa theksohet se emigrantët përballen me tortura të ndryshme, transmeton arbresh.info.
Kampet janë përshkruar si ‘të tmerrshme’, dukë vënë në dukje se ‘Evropa nuk duhet të shikojë tutje, por duhet të krijojë kushte më të durueshme të jetesës’
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Martin Schaefer nuk ka pranuar të komentojë raportin, por ka shtuar se ‘gjendja e të dejtave të njeriut për emigrantët në Libi është katastrofike’.
Liderët e BE-së do të diskutojnë për mundësitë që të parandalohen emigrantët që kalojnë Mesdheun nga Libia. Kjo temë pritet të diskutohet në samitin e të premtës në Maltë./Arbresh.info
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet
E shqeu fletëvotimin e gruas në shenjë revolte, shoqërohet n...
DnV evidenton 13 raste të fotografimit të votës
18.40% është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00
Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira p...
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e...