
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu attends the weekly cabinet meeting at his office in Jerusalem January 29, 2017. REUTERS/Abir Sultan/Pool
Izraeli duhet të kërkojë falje në emër të kryeministrit Benjamin Netanyahu rreth përkrahjes së planit të Presidentit Donald Trump për ndërtimin e murit në kufi të Meksikës dhe SHBA-ve, ka thënë Ministri i Jashtëm meksikan.
Qeveria izraelite përmes një postimi në Twitter ka përkrahur idenë e Trump për ndërtimin e murit kufitar, duke arsyetuar se kryeministri i është referuar përvojës specifike të sigurisë së Izraelit, transmeton arbresh.info.
Megjithatë, Ministri i Jashtëm meksikan, Luis Videgaray, tha se arsyetimi i qeverisë izraelite është i kotë dhe se duhen sqarime ‘korrekte’ nga pozita e saj.
“Unë do të doja të pyesja kryeministrin Netanyahu se sa mure ka do të ndërtojë Presidenti Trump? Pa dyshim që ai i referohej murit në kufi me Meksikën dhe në kërkojmë nga qeveria izraelite të jep sqarim rreth postimi”, ka thënë ai.
“Mendoj, se një kërkim falje do të ishte e mjaftueshme”, ka shtuar ai, duke thënë se Izraeli ‘është alet’ me Meksikën.
“Është absolutisht e pakuptueshme që kryeministri i Izraelit të shprehet në këtë mënyrë”, shtoi ai.
Presidenti Donald Trump ka dhënë urdhërin ekzekutiv për ndërtimin e murit kufitar mes SHBA-ve dhe Meksikës, me qëllim për parandalimin e emigrantëve. Tensionet mes dy vendeve janë rritur edhe më shumë pasi Presidenti Trump ka imponuar rritje të taksave për mallrat që hyjnë nga Meksika./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...