Djegia e një xhamie në Tekaas një natë më parë, ka shënuar një rekord solidariteti dhe përkrahjeje.
Më shumë se 12,836 njerëz dhuruan të holla për rindërtimin e saj, ku pjesa më e madhe nuk kanë qenë asfare muslimanë; por qytetarë amerikanë të besimeve të ndryshme, deri dhe ateistë.
“Dashuri e pafund, fjalë të mira, përqafime, duar ndihmëse dhe kontribute financiare janë shembujt e shpirtit të vërtetë amerikan”, u shkrua në një deklaratë në faqen Go Fund Me të Qendrës Islame në Victoria.
Më tej, në këtë faqe kanë vërshuar komente ta pafundme mbështetjeje, siç ishte dhe një më pikanti:
“Unë jam ateist, por ndihem thellësisht i pikëlluar nga ajo që ju ka ndodhur juve. Liria fetare bën pjesë tek liritë dhe të drejtat themelore!”, shkroi Martin Wagner, i cili i dhuroi të holla për rindëtimin e xhamisë.
Ndërkohë hetime intensive po kryhen, ku është përfshirë dhe FBI-ja, për të gjetur shkaqet e zjarrit dhe autorët e mundshëm nëse ka patur të tillë.
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...