Kësaj herë, do të jetë në nivel të kryeministrave. Isa Mustafa dhe Aleksander Vuqiq pritet të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjeve të cilat janë arritur më herët në Bruksel, zbatimi i të cilave ka ngecur.
Maja Kocianqiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, nëpërmjet një përgjigjeje elektronike, i ka thënë KTV-së se rruga e të dyja vendeve për anëtarësimit në BE ndërlidhet me rezultatin që do të arrihet në dialog.
Ndonëse nuk ka dhënë shumë detaje, zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi i ka thënë Kohavisionit se ky takim do të shërbejë për t’i evituar provokimet dhe uljen e tensioneve.
Marrëveshja për energji elektrike, ajo për sistemin e drejtësisë në veri të vendit pritet të jenë dy nga temat e takimit të këtij rundi.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...