Prishtina vazhdon të ketë ajrin në shkallët më të larta të ndotjes së ajrit.
Edhe në matjen e fundit të bërë nga ACICN.org, në Prishtinë figuron se ajri i ndotjes ka kaluar edhe nivelin e fundit të ndotjes, duke shkuar në 540 mmp, që konsiderohet se është i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.
Madje për momentin Prishtina figuron si qyteti i parë në botë me ajrin më të ndotur në botë.
Ky ajër tepër i ndotur i cili po vazhdon me muaj të tërë në Prishtinë, paraqet vërtet një rrezikshmëri të madhe për shëndetin e njeriut, shkruan Indeksonline.
Këtë e kanë pohuar edhe zyrtarë të Institutit Publik Shëndetësorë të Kosovës, të cilët tregojnë se nëse Prishtina vazhdon të ketë ajër tepër të ndotur për ditë të tëra pa ndërprerë, mund të jetë edhe fatale për njerëzit.
Mirëpo, institucionet qendrore të cilat janë përgjegjëse për ajrin, ende nuk kanë arritur të marrin asnjë hap konkret për përmirësimin e kësaj ndotjeje të madhe. Përkundër premtimeve të shumta dhe takimeve, ende nuk ka filluar të zbatohet asnjë hap për parandalimin e ndotjes së ajrit.
Indeksonline ka tentuar të kontaktojë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, rreth hapave që kanë ndërmarrë kjo ministri për përmirësimin e ndotjes së ajrit, mirëpo, ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës thotë se Prishtina ka bërë krejt atë çfarë ka në dorë. Sipas tyre, ata kanë vendosur matësit (sensoret) për ndotjen e ajrit dhe se kanë filluar me 6 pika në lagje kyçe të kryeqytetit.
Zëdhënësja e kësaj komune, Miranda Mullafazlliu thotë se me këtë ata nuk po duan të marrin rolin e institucioneve përgjegjëse për ndotjen e ajrit, por që t’i vetëdiejsojnë ata për pasojat dhe shkaqet e ndotjes.
“Ky është pilot projekt dhe kemi paraparë edhe shtimin e pikave të tjera gjatë këtij viti. Qëllimi i Komunës së Prishtinës nuk është që të marrim rolin e MMPH dhe të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, por që së paku të vetëdijesohemi për pasojat dhe shkaqet e ndotjes së ajrit. Në rast se arrihet që së paku të ketë lëvizje nga institucionet qendrore në këtë drejtim, e krejt në kuadër edhe të Marrëveshjes së nënshkruar në Paris në Dhjetor 2015 lidhur me ndryshimet klimatike, atëherë ky do te ishte edhe suksesi i projektit”, ka thënë ajo për Indeksonline.
Përderisa askush nuk merr përgjegjësi për këtë gjendje të ajrit dhe për përmirësimin e saj, qytetarët e regjionit të Prishtinës vazhdojnë të thithin këtë ajër ekstremist të ndotur, e i cili seriozisht po rrezikon shëndetin e tyre
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...