Organizatorët e Oscar kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth vendimit të marrë nga Presidenti Donald Trump për ndalimin e myslimanëve që duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Në ceremoninë Oscar pritet të marrë pjesë edhe regjisori iranian Asghar Farhadi, i cili është nominuar për filmin më të mirë të huaj, transmeton arbresh.info.
Megjithatë, organizatorët e Oscar kanë theksuar se ‘sikurse e gjithë bota, edhe ata janë të shqetësuar që regjisorit iranian do t’i ndalohet hyrja në SHBA’.
Aktorja Lead Taraneh Alidoosti ka thënë se do të bojkotojë ceremoninë.
Akademia e filmit ka theksuar se ‘ceremonia Oscar ka për qëllim të kalojë kufijtë, të flasë me audiencat nga e mbarë bota, pavarësisht dallimeve kombëtare, etnike ose fetare’./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...