Kreu i PD, Lulzim Basha pas kthimit të një turi në SHBA dhe Europë u ndal në Elbasan për të bërë publike atë që ka biseduar dhe ka ndarë me zyrtarët amerikanë dhe europianë. Basha tha se me Ramën kryeministër marrëdhëniet me SHBA janë të pamundura.
Basha: Shqipëria është sot më e izoluar se kurrë në këto 26 vite, politikisht dhe ekonomikisht. Jemi të izoluar nga mungesa e interesit dhe bashkëpunimit. Sot nuk ka asnjë interes për investime të huaja në Shqipëri. Pasi të mbarojnë së ndërtuar investimet e qevrisë sonë, tap dhe devoll nuk ka më gjë tjetër. Marrëdhëniet tona me amëerikanë janë të pamundura me këtë kryeministër,. Integrimi me BE ka ndaluar dhe perspektiva e integrimit është e paqartë.
Basha tha se PD ka përqafuar valën e ndryshimeve që kanë përfshirë gjithë vendet. Ai përsëriti se kandidatët për deputet të PD do të nënshtrohen vettingut.
Basha: Lajmi i mirë është se vala e ndryshimeve politike po shtrihet kudo dhe do të vijë edhe në Shqipëri. Bota po kalon një shkundje një tronditje nga themelet, disa e quajnë revolucion politik. Njerëzit e thjeshtë po ngrihen. Njerëzit po kërkojnë që pushteti të kontrollohet prej tyre dhe të punohet për ta. Është kjo frymë që ka përqafuar PD prej kohësh. Kjo qasje do të zbatohet me përzgjedhjen e listës së kandidatëve për deputet. Për herë të parë mbështetësit e PD po propozojnë kandidatët për deputetë. Ju nxis të propozoni kandidatët më të denjë. Kur ky proces do të mbarojë PD do të nisë vettingun e përfaqësuesve të vet. Me këtë proces ne garantojmë se deputetët e PD nuk do jenë të lidhur me krimin.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...