Fituesi i çmimit Oskar, John Legend, i ka bërë thirrje Hollywood-it që të ngrihet kundër urdhërit ekzekutiv të Donald Trump për të ndalimin e refugjatëve dhe emigrantëve nga shtatë vende myslimane.
Në një ceremony për Producer Guild Aëards në Beverley Hills, Legend ka bërë thirrje që qytetarët amerikanë të kundërshtojnë vendimin e Presidentit Trump, transmeton arbresh.info.
“Ne jemi zëri, fytyra e Amerikës. Amerika jonë është e madhe, është e lirë dhe e hapur për ëndërrimtarët e të të gjitha racave, të gjitha vendeve dhe të të gjitha religjioneve”, ka thënë ai.
“Vizioni ynë për Amerikën është i kundërt me atë të Presidentit Trump dhe unë sonte dua të hedh poshtë vizionin e tij dhe dua të pohoj se Amerika është më e mirë se kaq”.
Legend ka prezentuar një klip muzikor të filmit La La Land, që është në mesin e favoritëve për të fituar Oscar.
“Ky film është për dashurinë, për ëndërrat, për qytetin e bukur Los Angeles, California të cilën ne e quajmë shtëpi. Ky qytet është shtëpi edhe e shumë emigrantëvë, shumë njerëzve krijues, shumë ëndërrimtarëve.”
Urdhër ekzekutivi i Donald Trump rrezikon edhe regjisorin iranian, Asghar Fahradi, filmi i të cilit është nominuar në kategorinë për filmat më të mirë të huaj./Arbresh.info
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...