Kalendari kinez parashikon horoskopin duke u bazuar në kafshët dhe në një element. Viti 2017 është viti i gjelit të zjarrit.
Sipas parashikuesit Nicholas Haines, viti 2017 do të jetë shumë më i vendosur se viti 2016, pasi në vitin e kaluar udhëheqësit botërorë kanë vepruar me mendje të ftohtë, transmeton arbresh.info.
“Vitin e kaluar ishte viti i majmunit të zjarrit, që ka sjell shumë surpriza, por viti 2017 do të jetë vit më me këmbë në tokë dhe më i paparashikueshëm”, ka thënë ai për express.uk.
“Gjeli i zjarrit është praktik dhe i pëlqejnë planifikimet, kështu gjërat mund të shkojnë për mirë nëse njerëzit në pushtet mbajnë nën kontroll emocionet e tyre”, ka shtuar ai.

“Nëse ata nuk e bëjnë një gjë të tillë, ka rrezik që rezultatet paqësore të sjellin konflikt dhe nëse liderët botërorë nuk kanë kujdes për gjërat, ka gjasa që të fillojë një luftë e re dhe të rriten sulmet terroriste. Këtë vit, gjithçka që duhet bërë është të jemi të qetë dhe praktik.”
Me Presidentin Donald Trump dhe me kërcënimet e Rusisë dhe të Koresë së Veriut, viti 2017 është destinuar të jetë një vit i paharrueshëm.
Për herë të fundit, viti i gjelit ka qenë në vitin 2005, vit që Koreja e Veriut ka deklaruar për fuqinë bërthamore, SHBA-ja u godit nga uragani Katrina dhe 52 persona humbën jetën në Londër gjatë një sulmi terrorist.
Ata që e besojnë horoskopin kinez thonë se ky vit sjell mundësi të reja në nivelin personal.
“Viti i gjelit të zjarrtë mund të jetë vit i mrekullueshëm për zgjidhjen e problemeve personale”, ka thënë Haines.
“Por, nëse deri me tani e keni injoruar një gjë, ky vit mund të sjellë ndërmend pikërisht atë gjë. Mënyra më e mirë për të kaluar këtë vit është që gjërat të bëhen sipas planeve dhe të siguroheni që të rrini të qetë.”
Përsonat e lindur në vitin e gjelit janë punëtor dhe të vëmendshëm, por sipas astrogolëve ky vit nuk do të sjellë fat të mbarë për ta.
Ndër personat e famshëm që kanë lindur në vitin e gjelit është edhe Beyonce, Bob Marley dhe Britney Spears./Arbresh.info
Dronët dhe raketat ruse sulmojnë Ukrainën para takimit Zelen...
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...
Kurti: 5 vjet, 5 fjalë – Nënat, fëmija, veriu, bujqësia, ush...