Beograd, 27 janar – Sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svillanoviq i ka thënë RTS-së se Marrëveshja e Brukselit (midis Kosovës e Serbisë) përbën procesin më të rëndësishëm në Ballkan dhe se vetëm ai mund të sjellë stabilitet dhe ky është suksesi më i madh i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.
Svillanoviq është shprehur se “kemi pasur një verë e vjeshtë të rëndë për shkak të zgjedhjeve në vendet përreth dhe nuk janë qetësuar tensionet. Tash janë marrë vesh të mos ketë deklarata dhe që të respektohet kjo pjesë e marrëveshjes, por kjo është shkelur, megjithatë elementet e tjera të takimit nuk janë shkelur”, është shprehur ai.
“Gjëja më rëndësishme është besimi dhe ky kthehet vetëm nëse disa elemente të bisedimit respektohen. Kryeministri ynë ka deklaruar se ka humbur besimin e bashkëbiseduesve dhe kjo është ajo që më frikëson”, ka thënë ai.
“Është shumë e rëndësishme që ata njerëz t’i besojnë njëri tjetrit, ata kanë interesa të ndryshme, po ekziston ndershmëria njerëzore”, deklaroi Svillanoviq.
Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, ka thënë ai, ka pasur rastin të mbështesë kryetarët e dy odave ekonomike, të Serbisë e të Kosovës dhe do të vazhdojë t’i mbështesë.
Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin
Vdes në moshën 53-vjeçare aktori, Eric Dane
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Gjilan, vjedhin stoli ari me v...
Arrestohet në Jarinje një shtetas serb, i ofroi 50 euro rysh...
Zhduket një vajzë me probleme mendore në Gjakovë
Osmani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes ka hapur rru...