Viti i Ri kinez shënon fillimin e ndërrimit të stinëve, nga dimri i ftohtë në një pranverë të ngrohtë.
Për kinezët, Viti i Ri fillon në ditën e parë të kalendarit hënor, kur hëna e parë e re duket sipas kalendarit dhe në vitin 2017, i bie që Viti i Ri të fillojë me 28 janar, transmeton arbresh.info.
Për kinezët kjo festë tradicionalisht përkon me pushimin e punës në fermë, ndërsa në kohët moderne caktohen disa ditë pushimi.
Më 28 janar, fillon zyrtarisht viti i Gjelit, duke i dhënë fund Viti të Majmunit. Megjithatë, sikurse edhe në vitet tjera, viti i cili përkon me shenjën e horoskopit nuk sjell fat pë rata njerëz.
Njerëzit e lindur në vitin e Gjelit nuk do të kenë fat të mirë gjatë këtij viti, ndërsa për shenjat tjera të horoskopit kinez, viti i Gjelit pritet të sjellë ditë të mira.
Ata që i përkasin shenjës së Gjelit nuk duhet të veshin rroba me ngjyrë të kuqe, ndërsa numrat më pafat janë 1,3 dhe 9. Gjelat gjithashtu duhet t’i shmangin vendimet e rëndësishme gjatë këtij viti.
Për shenjat tjera konsiderohet vit i mirë. Ata që i përkasin shenjës së Dragonit do të jenë më me fat, ndërsa Gjarpëri dhe Demi do të kenë një vit të mahnitshëm. Për ata që i përkasin shenjës së Tigrin dhe Miut do të jetë një vit i mirë, ndërsa për Derrin, Dhiën dhe Majmunin do të jetë vit më të mira dhë me të këqija.
Përsonat e lindur në shenjat e Lepurit, Kalit dhe Gjelit s’do të kenë shumë fat.
Megjithatë, sipas astrologjisë kineze ju mund të largoni fatin e keq duke e ditur se si të parandaloni atë./Arbresh.info
Dronët dhe raketat ruse sulmojnë Ukrainën para takimit Zelen...
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...
Kurti: 5 vjet, 5 fjalë – Nënat, fëmija, veriu, bujqësia, ush...