Pastaj ai shpesh gjatë ditës merr në telefon Inspektoratin për t’i kumtuar se klientët nuk po arrin t’i nxjerrë jashtë dhe që nëse ndonjë inspektor do të gjendet aty pranë për t’i parë duhanxhinjtë së paku të shpëtojë pa gjobë pronari i lokalit. Kjo është mënyra që ky kamerier thotë se ka shpëtuar disa herë nga gjobat e inspektorëve kundër duhanit.
“Në linjën telefonike nuk lajmërohet shpesh askush. Por, unë veç e cingëroj për të pasur fakte që kam thirrur në Inspektorat”, thotë kamerieri me kusht që të dhënat e tij dhe të kafenesë ku shërben të mos bëhen publike.
Por, për të parandaluar situata të tilla Këshilli për Kontroll të Duhanit mendon se duhet një përfshirje shumë më e madhe e komunave, që pirja e duhanit të pengohet në këta muaj dimri brenda lokaleve të mbyllura. /Zëri
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici