Arbnore Ademaj feston ditëlindjen në event përrallor

01:14 | 27 Janar 2017
Trina Galanxhi

Pak ditë më parë, ish-Miss Kosova Arbnore Ademaj festoi ditëlindjen e saj të 28-të.

Mikeshat e saj ishin ato që u përkujdesën mbi një befasi simbolike me një tortë por këtu nuk nisin e as nuk mbarojnë festimet.

Sonte, Arbnorja po shënon ditëlindjen në një event luksoz i cili po mbahet në Swiss Diamond Hotel.

Në një rreth prej 80-90 personave dhe muzikë Live nga këngëtarë të njohur të skenës, gjithçka e menduar deri në detaje për organizimin. /Prive

Shpërndaje në rrjete sociale